Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burg dy të akuzuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Nerodime të Komunës së Ferizajt.

Me 14 vite burg është dënuar Zllatan Kërstiqin dhe me shtatë vite burg Destan Shabanajn, transmeton REL.

Kryetari i trupit gjykues tha se të dënuarit, si pjesëtarë të forcave policore serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë më 1999, i kanë shkelur rëndë rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare kundër personave civilë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzën kundër tyre më 8 janar të vitit 2020, për, siç ka thënë, kryerje të veprës penale: krime të luftës kundër popullatës civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *