Në përkrahje të popullit ukrainas dhe kundër pushtimit rus, në Prishtinë të hënën u bë marsh për të dënuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës.  

Në marshin solidarizues morën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, deputetë të Kuvendit dhe diplomatë të huaj të akredituar në Kosovë.

“Është me rëndësi që zëri ynë të dëgjohet anekënd botës çfarë ndodh kur diktatorët ledhatohen dhe sa e nevojshme është ndihma e aleatëve tanë perëndimorë dhe e shteteve të tjera paqedashëse, në raport me popullin e Ukrainës”, ka thënë Osmani, transmeton KOHA.

“Qëndro e fortë Ukrainë”, “Paqe për Ukrainën”, “Bashk

“Qëndro e fortë Ukrainë”, “Paqe për Ukrainën”, “Bashkëndiejmë me gratë e Ukrainës”- kanë qenë disa prej pankartave me të cilat qytetarët marshuan të hënën në kryeqytet.

E pyetur nëse ka komunikuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe zyrtarë të tjerë, Presidentja Osmani ka theksuar se kanë dërguar mesazhe tek institucionet e shtetit që është në luftë me Rusinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *