Gjatë mbrëmjes së mërkurë, në Prishtinë është mbajtur meshë për viktimat dhe gjendjen e rëndë që po vazhdon të ndodh në Ukrainë.

Në një njoftim në Facebook, nga katedralja është thënë se “edhe Kisha në Kosovë i bashkohet lutjes së Kishës Universale për Paqe”, transmeton KOHA.

Mesha vjen pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ku qindra njerëz kanë vdekur dhe më shumë të tjerë janë plagosur. Ndër të vrarët është raportuar edhe për fëmijë.

Kosova e ka mbështetur Ukrainën dhe e ka dënuar pushtimin rus duke vendosur edhe sanksione kundër Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *