Në përvjetorin e largimit nga jeta të aktorit Bekim Fehmiu, më 15 qershor, do të lëshohet dokumentari kushtuar jetës së tij.
Dokumentari ‘Bekim Fehmiu’ do të jetë i metrazhit të gjatë. Puna për të ka filluar në vitin 2016 por për shkak të mungesës ë fondeve nuk ka përfunduar deri tani.
“Pas bisedave të shumta në vitin e kaluar pranova ta shkruaj skenarin, për mua ishte hera e parë që po merrem me film që po shkruaj skenar, me të thënë të drejtën isha pak skeptik se të shkruash skenar për Bekim Fehmiun ndoshta ka qenë bekim i madh në çdo aspekt edhe profesional edhe njerëzor edhe intelektual edhe patriotik nuk është leht ë, mirëpo e kreva me që kam shkruar edhe monografi për bekimin, jam shoqëruar me të me vite të tëra, me dekada, e kam njohur bukur mirë dhe skenarin edhe regjisori edhe njerëz të tjerë e kanë vlerësuar si të mirë, të suksesshëm. Skepticizmi im ishte te ana materiale sepse të realizohet një film i tillë kërkon një angazhim të madh, mirëpo dëshira dhe përkushtimi për ta realizuar këtë film ndoshta do t’i tejkaloj të gjitha këto barriera. Filmi do të jetë i metrazhit të gjatë më tepër se 60 minuta, 90 minuta dhe planifikojmë të rrumbullakojmë diku me xhirime dhe montazh në fund të majit që të jetë i gatshëm për 15 qershor, në ditën e largimit fizik të Bekimit nga kjo botë” ka thënë skenaristi Fahri Musliu, transmeton Koha.net.
Aktori Bekim Fehmiu vdiq në qershor të vitit 2010.