Në Serbi, gjatë vikendit është protestuar në disa qytete kundër dy ligjeve të cilat protestuesit i shohin si të rrezikshme në të ardhmen për ambientin.

Në Beograd është bllokuar trafiku për dy orë, derisa në Novi Sad u protestua në urën mbi Danubin. Derisa trafiku ishte bllokuar edhe në disa qytete të tjera, transmeton DW.

Protestat drejtoheshin kundër një ligji të miratuar muajin e kaluar për referendumin, që ua vështirëson qytetarëve të protestojnë kundër projekteve që ndotin ambientin, si edhe për një ligj shpronësimi që ia lehtëson shtetit blerjen e pronës private.

Protestuesit në Brograd janë dëgjuar duke thirrut “Rio Tinto ik nga lumi Drin”, duke protestuar për projektin për përfitimin e litiumit në Loznicë nga ana e koncernit australiano-britanik të minierave Rio Tinto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *