Në njëzetekatër orët e fundit në Serbi janë regjistruar 53 viktima nga Covid-19.
Në raportin ditor të publikuar të martën, Ministria serbe e Shëndetësisë ka njoftuar për numrin e viktimave dhe për 6.930 raste të reja të të infektuarve bazuar në 23.660 testime.
Deri tani, numri total i viktimave nga Covid-19 në Serbi ka shkuar mbi 1 milion persona.
Në Serbi janë regjistruar mesatarisht mbi 6.500 raste në ditë, gjatë dy javëve të fundit, sipas të dhënave nga AFP. Kjo do të thotë se shkalla e infektimit është prej gati 93.5 për çdo 100.000 njerëz – dukshëm më e larta në botë, transmeton REL.