Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka marrë pothuajse të gjitha votat e deputetëve të parlamentit në votimin për qeverinë e re.

Ishin 227 vota për dhe pesë kundër të cilat i dhanë legjitimitet qeverisë së re të kryeministres Bërnabiq. Kabineti i ri do të ketë 21 ministri dhe dy ministra pa portofol.

“Qeveria e re do të vazhdojë të ndjekë politikën e mbrojtjes së interesave jetësore kombëtare, të paqes dhe bashkëpunimit, me synimin për të mbrojtur popullin tonë, trashëgiminë kulturore, por edhe paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë Bërnabiq, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Këto qëllime ishin deklaruar më parë nga edhe nga presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *