Autoritetet e shëndetësisë në Shqipëri kanë deklaruar se varianti Delta i koronavirusit tashmë qarkullon gjerësisht në vend.

Deklaratat u bënë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve pasi nga laboratorët e specializuar në Gjermani u konfirmuan 21 raste të këtij varianti, transmeton Zëri i Amerikës.

Përgjigja nga laboratori në Gjermani mbi rastet e dyshuara me Delta, duket se është thjesht konfirmimi i një realiteti nga i cili as Shqipëria nuk mund të shpëtonte.

“U dërguan 21 mostra klinike nazale dhe faringiale, të cilat kanë rezultuar pozitivë. Këto mostra ne i kemi gjetur në një përhapje në qytete si Tirana, Elbasani, Shkodra, Lezha, Kavaja, Gjirokastra, Korça, Peqini, Mati dhe Vlora”, bëri të ditur drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Albana Fico.

Rastet me Covid 19 mbeten në rritje. Nëse në 30 qershor kishte vetëm 53 persona aktivë, aktualisht numërohen të paktën 280 të tillë, pra më shumë se pesëfishi. Por pavarësisht kësaj dhe qarkullimit të variantit Delta, Komiteti Teknik vlerëson se “mbrojtja është njësoj dhe niveli i masave nuk ka asnjë arsye objektive që të ndryshojë”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *