Gjykata Kushtetuese në Slloveni ka konstatuar se vaksinimi i detyrueshëm për punëtorët në sektorin publik do të ishte vendim jo-kushtetues.

Gjykata ka thënë se për të ardhur deri te një vendim i tillë për të bërë të detyrueshëm vaksinimin, fillimisht kërkohen “ndryshime në ligjin për sëmundjet ngjitëse”.

Qeveria në Slloveni kishte planifikuar që nga 1 tetori të filloj me masën e re për vaksinim të detyrueshëm për gjithë ata që nuk dëshmojnë se kanë kaluar Covid-19. Por, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, aplikimi i kësaj mase do të shtyhet.

Zyrtarët e qeverisë nuk e kanë komentuar vendimin, transmeton Reuters.

Në Slloveni janë vaksinuar rreth 55% e popullsisë prej rreth 2 milionë banorëve, që është shifër nën mesataren evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *