Rreth 11 mijë emigrantë të paligjshëm u ndaluan gjatë orvatjes së tyre për ta përdorur Shqipërinë si një vend tranzit, vetëm në 8 muajt e parë të vitit.

“Rreth 11 mijë emigrantë të parregullt, afro 50% e tyre janë përsëritës. Vijnë kryesisht nga vendet në konflikt si Siria, Algjeria, Afganistani etj. Ata që janë përsëritës janë kapur disa herë, megjithatë për ta është lënë mundësia e largimit vullnetar”, ka thënë për KlanTV, drejtori i Kufirit dhe Emigracionit, Eduart Merkaj.

Pjesa më e madhe e tyre kanë destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Fare pak prej emigrantëve të parregullt kërkojnë strehim në Shqipëri, duke ju nënshtruar procedurave të leje qëndrimit, ndërsa pjesa më të madhe rikthehej në vendet nga kanë tentuar hyrjen ne Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *