Gjatë mbrëmjes së shtunë në Tiranë janë vendosur çadrat ku qytetarët do të vaksinohen kundër koronavirusit.
Vaksinimi masiv i popullsisë do të filloj gjatë ditës së dielë, kur në sheshin “Skënderbje” fillimisht do të vaksinohen personat mbi moshën 75 vjeqe, transmeton Top Channnel.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dha detaje një ditë më parë se si do të jenë të organizuara çadrat e ngritura në sheshin “Skënderbej”.
Ajo theksoi se qendra e vaksinimit masiv do të mundësojë kryerjen nga 800 deri në 1000 vaksinime në ditë.