Memoriali i parë në Tiranë për holokaustin është përuruar gjatë mëngjesit të sotëm.

Pjesë e ceremonisë ka qenë edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila ka thënë se një memorial të këtillë nuk e kanë shumë vende në botë.

”Nuk mendoj që ka shumë vende dhe shumë popuj në botë që të kenë një memorial të tillë”, ka thënë Kim, transmeton Koha Jone.

“Shqiptarët nga gjithë sferat e jetës, myslimanë, krishterë, të arsimuar, fshatarë, punuan për të shpëtuar miqtë e tyre, hebrenjtë. Është histori frymëzuese e besës shqiptare.

Jam shumë krenare që qeveria e SHBA nëpërmjet Komisionit të ruajtjes së trashëgimisë, ka mundësi të vlerësojë Shqipërinë nëpërmjet këtij memoriali”, ka shtuar ajo.

Ndërsa, në përurimin e Memorialit të Holokaustit, kryeministri Edi Rama tha se marrëdhënia e shqiptarëve me hebrenjtë është e veçantë.

“Sot ky memorial është gati pjesë e një hapësirë te bukur publike ku dhjetëra familje kalojnë gjatë muajit dhe do të mund tu tregojnë fëmijëve kuptimin e fjalëve të shkruara në këta tre gurë që jo rastësisht kanë tre gjuhë, shqipe hebre dhe atë të atyre që me forcën e fuqisë së madhe në kërkim për një botë më të mirë bën të mundur çlirimin e mbarë botës nga mallkimi nazist“, ka thënë Rama.

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, tha se është “krenar që po ndërtojmë raporte speciale dhe ura bashkëpunimi mes Tel Avivit, Haifa dhe Jeruzalemit. Shqipëria, Tirana dhe populli shqiptar ka shumë për të mësuar nga shembulli i Izraelit dhe komuniteti hebraik qoftë përmes ruajtjes së historisë, qoftë për unitetin dhe bashkimin si mjet për të arritur qëllimet e përbashkëta në 100 vitet e ardhshme të kryeqytetit tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *