Të gjitha akuzat ndaj tij në lidhje me vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Kosovës i ka pranuar i pandehuri Labinot Gruda.
I akuzuari të premten ka pranuar fajësinë për të gjitha pikat me të cilat ngarkohet.
Tetëmbëdhjetë muaj pasi 2.1 milionë euro u zhdukën nga Thesari i Shtetit, para gjykatës për shqyrtim gjyqësor u paraqitën të akuzuarit kryesorë, Labinot Gruda e Kadri Shala.
“Pranoj fajësinë për të gjitha pikat e aktakuzës”, është shprehur i akuzuari Gruda, transmeton KOHA.
Ndërsa, biznesmenit Kadri Shala, që akuzohet se i janë transferuar këto para, i duhet pak më shumë kohë të deklarohet rreth fajësisë.
Avokati i Grudës, Tahir Rrecaj, e lavdëroi Prokurorinë e Shtetit për cilësinë e aktakuzës.
“Aktakuza është e ngritur në prova të mjaftueshme dhe se jo vetëm unë, por asnjë avokat nuk do të mund ta rrëzojë poshtë aktakuzën”, tha Rrecaj.
Megjithatë, pranimi i fajësisë nga ana e Grudës i prishi punë mbrojtjes së të akuzuarit tjetër, Kadri Shala.
Lexo më shumë këtu