Një projekt dhjetra-milionësh parashihet të impelementohet deri në vitin 2025 për të trajtuar ujërat e zeza në kryeqytet.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, kanë nënshkruar dje Marrëveshjen e Mirëkuptimit për këtë projekt.
“Projekti ka vlerë prej 66 milionë euro ku Qeveria e Republikës së Kosovës do të kontribuojë me 20 milionë euro shtesë në projekt dhe do të implementohet deri në vitin 2025, në faza të ndryshme. Përveç Prishtinës, projekti mbulon edhe trajtimin e ujërave të zeza në komunat fqinje Obiliq, Fushë-Kosovë dhe potencialisht Graçanicë dhe është rezultat i studimit të fizibilitetit nga viti 2012”, thuhet në njoftim.