Derisa numri i të infektuarve dhe vdekjeve nga koronavirusi vazhdon të rritet në SHBA, ndër viktimat janë edhe nëntë shqiptarë.

Asnjëri prej viktimave nuk është nga Kosova, derisa tre prej tyre janë nga Shqipëria, katër nga Maqedonia Veriore e dy nga Mali i Zi.

“Të paktën nëntë anëtarë të komuniteti shqiptarë kanë humbur jetën, tre nga Shqipëria, katër nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Mali i Zi. Ambasadorja gjen rastin të shprehë ngushëllimet për familjet dhe të afërmit e viktimave. Mbi tridhjetë anëtarë nga komuniteti ynë janë evidentuar në faza të ndryshme të sëmundjes. Me disa prej tyre është komunikuar drejtpërdrejtë në telefon, të cilët kanë informuar se simptomat e sëmundjes janë të rënda, por fatmirësisht të kalueshme në kushte shtëpie. Bazuar në informacione, individët trajtohen në spital vetëm kur janë në gjendje tepër kritike dhe kanë probleme me frymëmarrjen dhe kërkohet mbështetja e tyre me respiratorë”, ka konfirmuar Ambasada e Shqpërisë në SHBA, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *