Një sulmues ka shtënë me armë në dy lokale në qytetin Hanau të Gjermanisë, duke lënë të vdekur së paku tetë persona dhe disa të lënduar.
Policia gjermane ka njoftuar se më vonë i dyshuari është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.
Sulmet kanë nisur të mërkurën mbrëma, fillimisht në shisha bar lokalin Midnight, në qendër të Hanaut. Më pas, i dyshuari ka sulmuar edhe të pranishmit në lokalin Arena Bar & Café.
Siç raporton BBC, dy lokalet e sulmuara mendohet se kanë pasur klientë kryesisht me prejardhje kurde.
Ndërkohë, prokurorët e shtetit janë duke e trajtuar sulmin si terrorizëm, derisa zyrtarët kanë thënë se ka të dhëna se sulmuesi ka përkrahur bindjet e ekstremit të djathtë.