Nga dita e hënë fillon mësimi në shumicën e shkollave në Kosovë.

Përmes një konference për media, Ministri i Arsimit Ramë Likaj ka njoftuar se janë bërë përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit shkollor, duke treguar se gjatë vikendit shkollave u janë dërguar rreth gjysmë milioni maska të cilat janë të obligim për tu përdorur.

Gjithashtu, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar bashkëpunim prindër-nxënës-mësimdhënës e institucione për ta menaxhuar sa më mirë situatën me Covid-19, transmeton Koha.net.

Sipas vendimit që e kanë marrë MASH-i dhe komunat, mësimi do të nisë në dy faza. Më 14 shtator fillojnë mësimin klasat 0 deri në 6 dhe klasa e 10-të. Për klasat 4 dhe 5 u është lënë drejtorive komunale të vendosin se në çfarë forme do ta zhvillojnë mësimin, në shkolla apo nga distanca.

Kurse faza e dytë e mësimit do të nisë më 21 shtator. Në këtë fazë përfshihen klasat 7,8 e 9 të arsimit të mesëm të ulët dhe klasat 11 e 12 të arsimit të mesëm të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *