Të enjten pritet të bëhet rishqyrtimi i masave kundër përhapjes së koronavirusit në Kosovë dhe pritet të ketë lehtësim të tyre.

Siç transmeton KOHA, rekomandimi për zbutjen e masave do të bëhet gjatë mbledhjes së të enjtes të Komitetit për menaxhimin e pandemisë.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi është takuar me abasadoren e Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi, dhe ndër të tjera ka paralajmëruar zbutjen e masave kundër koronavirusit.  

Vendet fqinje kanë ngritur shqetësime rreth masës së Qeverisë, që e bën të detyrueshëm paraqitjen e dëshmisë së vaksinimit me tri doza apo me dy doza e një test PCR negativ për kalimin e kufirit.

Në shumë vende të Evropës janë lehtësuar masat kundër Covid-19 dhe në disa janë larguar pothuajse të gjitha, derisa në Kosovë deri tani janë në fuqi masa të forta përfshirë orën policore nga ora 22:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *