Kryeministri izraelit Benjamin Natanyahu ka thënë se nuk do të ndalen sulmet e ushtrisë izraelite kundër militantëve palestinez të Hamasit në Gaza.
“Ne po veprojmë, për aq sa do të jetë e nevojshme, për të rikthyer qetësinë…Do të duhet kohë,” ka thënë Netanyahu, transmeton BBC.
Numri i viktimave në Gaza nga luftimet e fundit ka arritur në 188, përshirë 55 fëmijë dhe 33 gra.
Gjatë mbrëmjes së diele është duke u mbajtur takimi virtual i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku ndërmjetësuesit ndërkombëtarë po mundohen të arrijnë një marrëveshje për armëpushim.