Pothuajse 16 milionë konsumatorë të ri janë bërë pjesë e Netflix gjatë tre muajve të parë të këtij viti, gati dyfishi i numrit që kompania kishte pranuar gjatë muajve të fundit të vitit 2019.
Padyshim, ky interesim për kompaninë që shpërndan filma, dokumentarë dhe seriale, është motivuar nga përhapja e koronavirusit dhe mbyllja e njerëzve nëpër shtëpi.
Një e dhënë tjetër që tregon për “shkëlqimin” e Netflix është, së fundmi, fama e dokumentarit Tiger King, që ka depërtuar me shikueshmëri deri në 64 milionë shtëpi në mbarë botën.
Kërkesa e madhe për të përcjell shërbimet e kësaj kompanie ka bërë që ajo të zvogëloj kualitetin e videove që transmeton në Evropë, për të mos ngarkuar shpërndarësit e interenetit.
Derisa shumë kompani po pëballen me krizë, madje edhe me mbyllje të biznesit, Netflix është një nga ato që ka shënuar rritje dhe pandemia e koronavirusit nuk i sjell aspak dëme.