Në prag të 17 shkurtit, ditës së pavarësisë së Kosovës, monumenti ‘NEWBORN’ në Prishtinë është afër prezantimit me pamje të re.
Këtë vit, pamja e tij do të përçoj mesazh kshtuar të viktimave të abuzimit seksual në gjithë botën.
“Ky ndryshim bëhet çdo vit. Këtë vit kemi vendosë me trajtu viktimat e abuzimit seksual sepse është temë shumë e ndjeshme që per vite me radhe nuk është trajtu, njerëzit nuk janë vetëdijësu me situatën dhe institucionet duhet me i trajtua dinjitetshëm këta personal”, ka thënë ideatori Fisnik Ismaili, transmeton Gazeta Express.
Ismaili tha se ngjyrosja që ka filluar do të përfundojë dhe do të jetë e gatshme për qytetarët nga mëngjesi i 17 shkurtit.