Serbia do të hap kufijtë nga 1 qershori për qytetarët e vendeve të rajonit.
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili njoftoi se kufijtë do të mbeten të mbyllur për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian së paku deri më 15 qershor.
Duke folur për mediat serbe, Daçiq tha se këto janë qëndrimet e Serbisë dhe se hyrja e qytetarëve serbë në vendet e tjera do të varet nga rregullat që i kanë ato vende, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Kufijtë e Serbisë, sikurse të vendeve në rajon, ishin mbyllur gjatë muajit mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Javën e kaluar, Kuvendi i Serbisë votoi për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme e cila ishte vendosur më 15 mars, si masë parandalimi të përhapjes së koronavirusit.