Sektori i gastronomisë dhe qendrat tregtare në Kosovë do të rihapen nga 19 prilli, është vendosur sot pas takimit të zyrtarëve qeveritarë.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka zhvilluar takim sot me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe me asociacionin e komunave.
“Masat e ndërmarra përfundojnë me 18 prill 2021 dhe me 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19”, thuhet në njoftim, transmeton Express.
“Në anën tjetër kemi bërë grupe punuese me përfaqësuesit e gastronomeve për të punuar rreth qasjes dhe punës së sektorit të gastronomisë në të ardhmen dhe aktiviteti i tyre do të rifillojë nga data 19 prill 2021 duke respektuar në përpikëri masat për mbrojtjen e shëndetit publik.”