Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” do të rihapet nga data 28 qershor.

Vendimi është marrë nga Qeveria e Kosovës, derisa ministri Armend Zemaj tha se aeroporti do të hapet “vetëm për vijat e rregullta të domosdoshme, që kthehen brenda ditës, me masa të shtuara të sigurisë”.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2,216 raste të prekura me koronavirus.

Prej tyre, 1069 persona janë shëruar, derisa 38 pacientë kanë vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *