Fillimi i muajit korrik do të shënoj largimin e tarifës roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kostot e thirrjeve roaming mes Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi do të jenë zero.
Vendimi për heqjen e tarifave roaming për Ballkanin Perëndimor erdhi si rezultat i negociatave gati një vjeçare, të lehtësuara nga RCC dhe Bashkimi Evropian.
Për të shënuar këtë vendim, gjatë ditës së enjte në Plazhin Oreshevo në Maqedoninë e Veriut do të mbahet një organizim me grupe muzikore dhe DJ nga rajoni.