Vendimi i Qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit ndaj mallarave nga Serbia ka hyrë në fuqi nga fillimi i ditës së sotme, 1 Prill.

Kështu, tarifat ndaj Serbisë dhe Bosnjës janë larguar, derisa, siç është bërë e ditur, masa e reciprocitetit është vendosur vetëm ndaj Serbisë, transmeton Koha.net.

Këtë vendim të qeverisë së Kosovës e ka përshënëdetur përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell.

“I lumtur ta shoh vendimin për heqjen e plotë të tarifave nga Qeveria në detyrë e Kosovës, për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë. Është ky vendim i rëndësishëm”, ka shkruar ai në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *