Nga dita e hënë fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë.

Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit theksohet se do të mbetet në nivel të komunave të vlersojnë se cilët skenarë të mësimit do të aplikohen duke marrë parasysh situatën me pandeminë e koronavirusit.

“Drejtoritë Komunale të Arsimit do të kujdesen për respektim të masave të përcaktuara nga IKSHPK, të dezinfektojnë hapësirat e shkollave”, thuhet në njoftimin e MASHT.

Përveç mësimit me prani fizike në shkollë, do të jenë në dispozicion edhe mundësitë për organizimin e mësimit online nëse paraqitet nevoja, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *