Nga nesër, 28 qershor, rinisin fluturimet në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Për shkak të pandemisë, do të ketë edhe rregulla të reja të cilat qytetarët duhet t’i respektojnë.

Ata duhet të jenë të paktën tri orë më herët para fluturimit në aeroport dhe mundësisht mos të vinë me shumë familjarë, ashtu siç e kemi traditën për t’i përcjellë, ka thënë zëdhënësi Bujar Gashi.

“Në hyrje të aeroportit secili udhëtar duhet ta paraqesë biletën që e konfirmon se e ka fluturimin po atë ditë. Në hyrje të aeroportit përveç ekipit mjekësor do të jetë edhe sigurimi”, ka deklaruar ai, transmeton Gazeta Express.

Ai ka sqaruar edhe një herë se udhëtarët që hyjnë në Kosovë nuk e kanë obligative ta kenë një test negativ të Covid-19, por është e preferueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *