Nga dita e mërkurë, 15 korrik, Austria ka paralajmëruar ndalimin e fluturimeve me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ndalimi vlen për fluturimet nga Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Egjipti.
Siç transmeton Radio Evropa e Lirë, ndalesa do të jetë në fuqi deri më 31 korrik.
Masa e re do të prekë linjat ajrore Austrian Airlines, Air Serbia, Montenegro Airlines dhe Wizz Air.
Ministria austriake e Shëndetësisë ka njoftuar se masat janë vendosur për të zvogëluar mundësinë e përhapjes së koronavirusit.