Prokurorët izraelitë akuzuan të hënën Kryeministrin Benjamin Netanjahu se ka ofruar favore në vend të parave, që në hapje të gjyqit ndaj tij, nën akuzat për korrupsion. 

Prokurorët thanë se zoti Netanjahu ishte përgjegjës për miratimin e rregulloreve që i mundësuan një kompanie marrëveshje me vlerë “disa qindra milionëshe”, në shkëmbim të një mbulimi pozitiv të kryeministrit nga një portal i njohur lajmesh, nën kontrollin e kësaj kompanie.

Ky është gjyqi i parë penal ndaj një kryeministri në detyrë. Zoti Netanjahu përballet edhe me dy çështje të tjera. Ai thotë se është viktimë e një gjuetie shtrigash të motivuar politikisht, transmeton VOA.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *