Testimi i parë në trupin e njeriut i vaksinës kundër sëmundjes Covid-19 është bërë në Oksford të Anglisë.

Dy vullnetarë kanë marrë vaksinat e para, derisa janë rreth 800 persona që kanë pranuar të bëhen pjesë e studimit.

Siç transmeton BBC, gjysma e tyre do të injektohen me vaksinën kundër Covid-19, derisa gjysma tjetër me një vaksinë kontrolluese që është kundër meningjitit por jo kundër koronavirusit.

Vaksina është zhvilluar brenda tre muajve nga një ekip në Universitetin e Oksfordit.

Vaksina është e përbërë nga një lloj i dobësuar i një virusi të zakonshëm i ftohjes (i njohur si adenovirus), marrë nga shimpanzat, i modifikuar që të mund të zhvillohet në njerëzit.

Duke përdorur çasjen e njëjtë, ekipi nga Oksford më herët kishte zhvilluar një vaksinë kundër një lloj tjetër të koronavirusit, atë kundër sindromës Mers. Kjo kishte pasur rezultate premtuese në testimet klinike.

E vetmja mënyrë për të kuptuar nëse kjo vaksinë kundër Covid-19 funsionon ose jo, do të jetë duke krahasuar numrin e njerëzve që infektohen me koronavirus gjatë muajve të ardhshëm.

“Po e njdekim fundin e valës aktuale të epidemisë. Nëse nuk e kapim këtë, nuk do të arrijmë muajve të ardhshëm të themi nëse vaksina funksionon. Por, ne presim të ketë më shumë raste në të ardhmen pasi ky virus nuk është larguar.” ka thënë për BBC, profesori Andrew Pollard, udhëheqës i grupit të vaksinës në Universitetin e Oksfordit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *