Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se deri tani nuk ka dëgjuar ndonjë argument që e bind atë se nisma rajonale “Ballkani i Hapur” e dëmton Malin e Zi.

“Nëse dikush ka një ide për të bërë një zëvendësim për integrimin evropian, ne nuk jemi të interesuar. Por realisht, nuk kam dëgjuar një argument të vlefshëm që thotë se Ballkani i Hapur nuk është i mirë për Malin e Zi,” ka deklaruar ai, transmeton B92.

Abazoviq ka thënë se do të marrë pjesë në takimin e radhës të liderëve të shteteve themeluese të kësaj nisme, pasi ai u ftua nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Unë do t’i përgjigjem ftesës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër.”

Abazoviq tha se deri tani nuk ka dëgjuar “një argument të vlefshëm nga shteti” nëse kjo nismë nuk është e mirë për Malin e Zi, derisa ka thënë se nëse ajo nuk pëlqehet nga një parti apo politikan, ata “le ta thonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *