Qeveria e Kosovës nuk sheh të ardhme në iniciativën “Open Balkan” të mbështetur nga tri shtete të rajonit.

Gjatë javës, në Shkup u arrit marrëveshja mes liderëve të Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë për realizimin e nismës që deri tani njihej si “mini-shengeni” ballkanit, derisa tani mban emrin “Open Balkan” (Ballkani i Hapur).

“Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin”, i është thënë Radios Evropa e Lirë nga zyra për media e Qeverisë së Kosovës.

Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Në nënshkrimin e marrëveshjes në Shkup, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si nikoqir i këtij takimi, u ka bërë thirrje të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen kësaj nisme.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *