Pas reshjeve të fundit të borës dhe shiut, niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është rritur për 1 metër.

Kështu ka njoftuar zëdhënësja e KRU Prishtina, Arjeta Mjeku.

“Çdo 30 minuta kemi ngritje të nivelit të ujit në Liqenin e Batllavës prej 20 centimetra. Ardhjet në këtë liqen janë shumë të larta, shpresojmë të kemi kaperderdhje. Ne nuk mund të përcaktojmë sa është rritur deri tash edhe sa do të rritet deri nesër,” ka thënë Mjeku gjatë një lidhje në emisionin “Sot”, transmeton Koha.net.

Ajo ka thënë se më datën 9 janar niveli i ujit në Liqenin e Badovcit kishte ngritje prej 50 centimetra, kurse në Liqenin e Batllaves rreth 82 centimetra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *