Një punim artistik, i ngjashëm me graffitit e artistit Banksy, është paraqitur mëngjesin e së enjtes në qytetin anglez Bristol.
Punimi është bërë në një pjesë të murit të një shtëpie në Totterdown dhe lë të kuptohet se ka motiv pandeminë e koronavirusit. Në te shfaqet një grua me shami të cilës i bie proteza e dhëmbëve nga teshtitja dhe kolli.
Në faqen e tij në Instragram, artisti misterioz Banksy nuk ka konfirmuar nëse punimi është bërë nga ai.