Kur kanë mbetur pak më shumë se njëzetekatër orë deri në afatin zyrtar të deklarimit të koalicioneve parazgjedhore, partitë politike në Kosovë ende nuk kanë bërë një gjë të tillë në Komsionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Partitë politike të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet të njoftojnë KQZ-në deri më datë 12 janar dhe deri në orën 18:00. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme koalicioni mund të përbëhet vetëm nga partitë politike,” ka thënë për gazetën Express, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Ai ka konfirmuar se deri mëngjesin e ditës së hënë nuk ka pranuar ndonjë kërkesë për koalicione parazgjedhore.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *