Cukali Films dhe Rucksack Production janë duke punuar në realizimin e një filmi për tërmetin që ndodhi vitin e kaluar në Shqipëri.
“Nën rrënoja” do të jetë filmi i cili si temë do të ketë tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019 që morri jetën e 51 personave, plagosi shumë të tjerë dhe bëri dëme të mëdha në disa qytete shqiptare.
Nuk dihet ende për kastin e aktorëve, por ajo që mësuam duke shfletuar profilet zyrtare të “Under the Ruins Film” në Instagram dhe Facebook, është se stafi është në kërkim të historive dhe përjetimeve të qytetarëve.