Një grua ka paraqitur akuzë në Kalifornia kundër reperit Snoop Dogg të cilin e akuzon për ngacmim dhe sulm seksual.

Siç transmeton BBC, gruaja anonime ka deklaruar se sulmi ka ndodhur në vitin 2013 dhe është ndjerë “në panik dhe e tmerruar” në ato momente kur është sulmuar nga Snoop në banjon ne një studioje televizioni.  

Reperi i famshëm ka mohuar akuzën ndaj tij, derisa përmes një postimi në Instagram ka lënë të kuptohet se kjo akuzë, sipas tij, po bëhet vetëm për të përfituar para.

Kjo akuzë ndaj Snoop Dogg po ndodh pak ditë para se reperi të performoj në skenën e famshme të Super Bowl.

Siç transmetojnë mediat, gruaja që akuzon reperin është një kërcimtare, modele dhe aktore, derisa ka deklauar se gjatë sulmit Snoop e ka detyruar të bëjë seks oral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *