Një grua tjetër, e katërta me radhë, ka akuzuar për abuzim seksual aktorin Chris Noth.
Këngëtarja e muzikës pop, Lisa Gentile ka thënë se aktori e kishte sulmuar seskualisht rreth 20 vite më parë, në shtëpinë e saj në Neë York pasi e kishte përcjellur në shtëpi pas një nate në restaurant.
Gentile ka thënë se Noth e kishte prekur pa vullnetin e saj dhe ishte munduar të ketë marrëdhënie seksuale me të, por që ajo ka arritur ta ndaloj.
Këngëtarja është gruaja e katërt që akuzon për abuzim seksual aktorin e mirënjohur për rolin në serialin Sex And The City. Akuzat e saj vijnë pasi tri gra të tjera kanë akuzuar aktorin Noth për sulme seksuale më 2004, 2010 dhe 2015.
Aktori ka hedhur poshtë të gjitha akzuat.
Kur është pyetur se pse nuk ka dal me akuzat më herët, Gentile ka thënë se ka qenë e frikësuar se fuqia e aktorit dhe kërcënimet e tij do t’ia shkatërronin karrierën, transmeton NME.