Nëse nuk ndihmohen disa vende të pafuqishme, atëherë numri i të infektuarve me sëmundjen Covid-19 mund të arrij një miliardë në gjithë botën.
Kështu thotë një raport i Komitetit Ndërkombëtar për Shpëtim (IRC), që ka theksuar se duhet ndihmë financiare dhe humanitare që përhapja e koronavirusit të ngadalësohet.
Vendet si Afganisani dhe Siria kanë nevojë për fonde urgjente për të parandaluar një shpërthim të madh të pandemisë.
Raporti i IRC, mbështetur në modele dhe të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kolegji Imperial në Londër, ka dhënë parashikime se numri i të infektuarve mund të arrij shifra në mes të 500 milionë dhe 1 miliardë në mbarë botën.
Siç transmeton BBC, raporti thotë se mund të ketë më shumë se 3 milionë vdekje në vendet e paqëndrushme dhe të prekura nga konfliktet.
Ndërkohë, të dhënat nga Universiteti Johns Hopkins, deri tani tregojnë se janë mbi tre milionë persona të infektuar nga Covid-19 në gjithë botën, derisa numri i të vdekurve ka kaluar 200,000.