Kur kemi kaluar një muaj që nga shënimi i rasteve të para të infektimit me koronavirus në Kosovë, sot numri i të prekurve ka arritur 480, derisa kanë ndërruar jetë 12 persona.

Javët e para e bënë Komunën e Malishevës të jetë më e prekura, derisa tani ajo është e dyta për nga numri i të infektuarve.

Ferizaj është tani komuna me më së shumti raste të të infektuarve, gjithsej 81, shkruan Insajderi. Derisa, Malisheva ka 70 raste dhe Prishtina 57.

33 raste janë në Komunë e Vitisë, 28 në Prizren, 27 në Gjilan, 26 në Kamenicë, 25 në Mitrovicën e Veriut, 24 në Vushtrri, 14 në Gjakovë, 13 në Zvecan, dhe nëntë raste në Leposaviq.

Shtatë rastë janë në Han të Elezit, kurse me nga gjashtë raste janë Komuna e Pejës dhe ajo e Lipjanit, ndërsa me nga pesë raste janë Skenderaj, Fushë Kosova, Zubin Potoku e Podujeva.

Siç shkruan gazeta, katër raste janë në Klinë, tre në Shtime, dy në Istog dhe me nga një rast janë Komuna e Obiliqit, ajo e Decanit, Rahovecit dhe e Drenasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *