Laureati i çmimit Nobel në Letërsi, shkrimtari turk Orhan Pamuk rrezikon të përballet me dënim prej tri vite burg.

Pamuk po hetohet nga shteti turk për “fyerje” të themeluesit të Turqisë moderne dhe tallje me flamurin turk në romanin e tij të ri “Netët e Murtajës”.

Një avokat akuzoi shkrimtarin për nxitje të “urrejtjes dhe armiqësisë” duke fyer Mustafa Kemal Ataturkun dhe duke u tallur me flamurin e Turqisë në vepër, transmeton KlanTV.

Një gjykatë e Stambollit vendosi të mos e çojë kërkesën përpara për shkak të mungesës së provave, por avokati që ngriti çështjen, Tarcan Uluk, apeloi vendimin dhe hetimi tani është rihapur.

Pamuk ka mohuar akuzat dhe është shprehur se romani, në të cilat punoi  për pesë vite, nuk shpreh mungesë respekti për themeluesit heroikë të shteteve kombëtare të themeluara nga hiri i perandorive apo për Ataturkun. Përkundrazi, tha ai, romani është shkruar me respekt dhe admirim për këta liderë liridashës dhe heroikë.

Nëse shpallet fajtor, Pamuk mund të dënohet me tre vite burgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *