Qyteti serb i Novi Sadit gjatë gjithë vitit 2021 do ta ketë privilegjin të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës.

Ky titull, i hap dyer të reja dhe mundësi zhvillimi qytetit në veri të Serbisë, i cili njihet për aktivitete të shumta kulturore përfshirë festivalin e muzikës Exit Festival.

Serbë, hungarezë, sllovakë, kroatë, rumunë, malazezë, romë dhe grupe të tjera etnike jetojnë në qytetin e dytë më të madh në Serbi. Aty jeta kulturore pulson.

Simboli i qytetit është kalaja Petrovaradin që gjendet në kodrën mbi lumin Danub. Që nga viti 2001 në kala zhvillohet çdo korrik një nga festivalet më të mëdha të muzikës në Evropën Juglindore, EXIT.

Që nga mesi i shekullit të 18-të vizitorët e fortesën e kodrës Petrovaradin ndalen shpesh të hutuar duke parë orën e kalasë, transmeton DW. Kjo orë është një dhuratë që mbretëresha e Austrisë Maria Theresa i bëri qytetit rreth vitit 1750.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *