Sipas mediave daneze, Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së (NSA) ka spiunuar politikanët në Evropë, duke përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Për të kryer spiunimin amerikanët kishin përfituar nga një bashkëpunim vëzhgimi me njësinë e inteligjencës ushtarake të Danimarkës, ka raportuar mediumi DR.

Bëhet fjalë për periudhën nga viti 2021 deri më 2014, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Sipas hetimit, NSA përdori kabllot daneze të informacionit për të spiunuar zyrtarë të lartë në Suedi, Norvegji, Francë dhe Gjermani, përfshirë kancelaren Merkel dhe ish-ministrin e Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *