Kosova i ka kryer kompromiset e saja dhe në Bruksel nuk do të diskutohet tema për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ka thënë Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Duke konfirmuar se ende nuk është e qartë nëse do të zhvillohet takimi në Bruksel më 28 shtator, mes tij dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuqiq, Hoti ka shtuar:

“Kosova i ka kryer kompromiset e saja”, ka thënë ai gjatë një konference për media të enjten, transmeton Koha.net.

Ende nuk dihet nëse takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të mbahet gjatë këtij muaji.

Arsye për moszhvillimin eventual të takimit mund të jetë refuzimi i Kosovës për të biseduar për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, çështje për të cilën u tha se do të diskutohet në kuadër të temës së “aranzhimeve për komunitetet joshumicë”.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *