Në vendet anëtare të Bashkimit Evropian ka filluar sot vaksinimi kundër koronavirusit. Ditë më parë, Serbia u bë shteti i parë në rajon që nisi vaksinimin e qytetarëve.

Ndërkohë, arritja e vaksinën në Kosovë ende nuk ka një datë të caktuar. As në qeverinë në detyrë nuk dijnë për një datë të saktë se kur do të filloj vaksinimi.

“Në mbledhjen e fundit të Komisionit e kam pyetur ministrin për furnizim, por nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar vetëm ka thënë që në tremujorin e parë të vitit 2021 do të filloj vaksinimi. Kjo ka qenë informata që kemi marrë nga ai”, ka thënë deputetja Albena Reshitaj për gazetën Express.

Ndërkohë, sipas deputetit Fitim Uka furnizimi i vendit me vaksina do të bëhet me vonesë.

“Nga ajo që kemi parë, vaksinimi në Kosovë do të fillojë vonë. Me këto kapacitete të stërngarkuara të stafit shëndetësorë mund të jetë vështirë një realizim efikas i vaksinimit”, ka deklaruar ai për gazetën.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *