Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se do të veprohet sipas rekomandimeve të institutit të shëndetësisë (IKSHP), derisa teatrot dhe kinematë mbeten të mbyllura.
Kjo ka bërë që kriza e këtyre qendrave të artit të thellohet.
Aktori Adrian Morina, i cili është ushtrues detyre i udhëheqësit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka thënë se Qeveria i ka obliguar punonjësit që të dalin në punë, por jo edhe hapjen e Teatrit.
Ndërkohë, menaxheri i marketingut dhe komunikimit në “Cineplexx”, Defrim Puka, ka thënë për Koha Ditoren se presin vetëm lejen nga ministria për të rinisur punën.
“Ne vetëm jemi duke pritur leje prej Ministrisë së Shëndetësisë që ta nisim punën. Në momentin që ata na japin leje, ne për 3 ose 4 dite bëhemi gati edhe e hapim kinemanë”, ka thënë ai.
Në botë, operatori i kinemave AMC ka njoftuar se gjatë muajit korrik do të hapen pothuajse të gjitha lokacionet e saj në SHBA dhe në Britaninë e Madhe.