Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të ketë përparim pa pajtim dhe drejtësi.
Von Cramon ka njoftuar se i është dërguar një letër Kancelares gjermane Angela Merkel për t’i rikujtuar se procesi i Berlinit duhet të përfshijë pajtimin ndërmjet vendeve ballkanike dhe pa këtë nuk mund të ketë progres.
“Ne i kemi dërguar letër kancelares gjermane Angela Merkel nga Parlamenti Evropian dhe Bundestagu për t’u siguruar që Procesi i Berlinit të përfshijë pajtimin dhe synim të ketë përparimin e vërtetë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.
Ajo ka theksuar se nacionalizmi po tregohet pengesë për bashkëpunimin e vendeve.
“Hijet e nacionalizimit vazhdojnë ta pengojnë bashkëpunimin, nuk mund të ecim përpara pa pajtim, drejtësi dhe respekt të ndërsjellë.”