Nuk ka rezultuar me ndonjë marrëveshje takimi i së enjtes në Bruksel ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë pas takimit se nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Borrell tha se për mospajtimet e deritashme, mes të dyja palëve, ka kohë që të gjendet një zgjidhje deri më 1 shtator, transmeton Klan Kosova.

Diplomati spanjoll gjithashtu tha se të dy palët do të jenë përgjegjëse nëse ndodh ndonjë eskalim i situatës.

“Takimi ishte për të gjetur zgjidhje për të siguruar stabilitet dhe siguri në pjesën veriore të Kosovës. Evropa është në kohë kritike. Shohim rikthim të luftës në kontinentin tonë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Përballemi me një moment të rrezikshëm dhe nuk është momenti për rritje tensionesh, por për zgjidhje”, ka deklaruar Borrell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *