Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë intensiv dhe me mbështetje të gjerë për të sjellë një marrëveshje mes dy vendeve, thotë Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika.

Rashitaj thotë se duhet mbështetje nga të gjitha palët dhe mobilizim politik në Kosovë.

“Dhe në aspektin ndërkombëtar duhet ta shohim se çfarë BE-ja ka në tavolinë së bashku me SHBA-në, për një marrëveshje Kosovë- Serbi”, është shprehur ai gjatë një interviste për REL.

Drejtori i Grupit të Ballkanit ka rikujtuar se “asnjë nga konfliktet në Ballkan nuk është zgjidhur vetëm përmes dialogut dypalësh, por ka qenë pako e një procesi më të madh”.

Rashitaj thotë se për arritjen e marrëveshjes më të mirë “duhet të investohet që të ketë një proces intensiv një vit, dy vjet, tri vjet”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *